Showbiz

Aparaturat e aktores Anne Heche do të fiken dhe organet do dhurohen

Aparaturat e aktores Anne Heche do të fiken dhe organet do dhurohen

Përfaqësues nga familja dhe miqtë e aktores Anne Heche tregojnë se aktorja ka pësuar vdekje klinike dhe truri i saj është shpallur zyrtarisht i vdekur.

Në këto kushte, aparaturat që e mbajnë në jetë, do të fiken.

Aktorja, 53-vjeçare do të qëndrojë në aparatura edhe disa orë, për të përcaktuar nëse ndonjë nga organet e saj të mbetura mund të dhurohet.

Aparaturat e aktores Anne Heche do të fiken dhe organet do dhurohen

Një përfaqësues nga familja tha: “Ne duam t'i falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet e tyre të mira për shërimin e Anne dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme që u kujdesën për Anne në Qendrën e Djegieve Grossman në spitalin Ëest Hills. Fatkeqësisht, për shkak të aksidentit të saj, Anne Heche pësoi një dëmtim të rëndë të trurit dhe është në koma, në gjendje kritike. Nuk ka shpresa për mbijetesë”.

Ata shtuan se prej kohësh ka qenë zgjedhja e saj të jetë dhuruese organesh, kështu që ajo do të qëndrojë teknikisht e gjallë derisa të përfundojë procesi i kontrollit dhe dhurimit.

Anne pësoi aksident me makinë dhe sipas analizave toksikologjike, kishte qenë nën ndikimin e kokainës.