Showbiz

Aq keq ka folur ish burri i Britney-t për të, sa intervista nuk do transmetohet e plotë

Aq keq ka folur ish burri i Britney-t për të, sa intervista nuk do

Intervista e ardhshme e Kevin Federline nuk do të transmetohet e plotë. Në të ai ka folur për Britney Spears dhe është vërtet lënduese. Kështu është shprehur edhe vetë intervistuesja Daphne Barak në emisionin britanik të mëngjesit “Lorraine”.

Kjo është intervista e parë që Federline jep pas 10 vitesh. Disa copëza nga intervista janë zbuluar më herët dhe Britney ka reaguar. Si për shembull fakti që djemtë kanë turp nga fotot nudo që ajo poston në Instagram.

“Nuk ishte vetëm Kevin Federline ai që u ndje gati për të folur, por e gjithë familja... sepse ata ishin të lënduar. Dhe jo nga Britney. Nuk është faji i saj. Por situata, me të vërtetë, është shumë e dhimbshme. Ekipi im është ende pranë kësaj familje dhe Kevin nuk është i vetmi që kemi intervistuar. Nëna e Britney-t donte të ishte pjesë e intervistës gjithashtu, por kishte frikën e reagimeve në rrjete sociale”, tha prezantuesja.

“Në fakt ne nuk do të zbulojmë shumë gjëra sepse mendojmë se do të jenë shumë të dëmshme. Unë nuk mendoj se dikush donte t'i lëndonte këta djem me qëllim dhe jam e sigurt që Britney i do ata”, tha prezantuesja.

Ajo i siguron të gjithë se intervista nuk është Kevin vs Britney. Në thelb biseda me të zbulon sakrificat prej babai për të rritur djemtë.