Arilena Ara reagon për herë të parë për Këngën Magjike por mes rreshtash
Nuk ka thënë as që ishin arsyet shëndetësore, nuk ka kritikuar festivalin, por duke falenderuar vetëm Pirron dhe publikun e diku një fjali për akujt e shkrirë të garës, këngëtarja Arilena Ara duket se ka dashur të japë një mesazh pa folur hapur dhe qartë.
Një gjë është e qartë që tërheqja e këtij dueti nuk duket të ketë qenë grip.
Mesazhi i Arilenës: Përjetësisht “Zero Gradë”.
Përjetësisht falënderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.
Përjetësisht mirënjohëse JU!
Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët!
Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështjetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.
Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.
Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju!🤍