Armina Mevlani këshillon vajzat të mos përdorin kontraceptivë pa bërë më parë analizat. Ja çfarë i ndodhi trupit tim një vit më parë
E Diel 31 Maj 2020, 15:03
TiranaPost
Romanca e tyre ka nisur vite më parë dhe dëshirës për të patur fëmijë me Shklëzen Berishën, Armina Mevlani ia ka lënë kohës. Fillimisht është plani për të bërë një dasmë private!
Blogerja e modës zbuloi se fundmi me ndjekësit e saj në Instagram se përdorte prej tre vitesh kontraceptivë. Bazuar në përvojën e saj, Armina paralajmëroi vajzat që nëse marrin një vendim të tillë, mund të përballen me efekte anësore. Prej një viti ajo ka hequr dorë nga kjo metodë mbrojtëse dhe trupi nuk i ka reaguar aspak mirë.
“Jo, i kam ndërprerë pilulat kontraceptive vitin e kaluar dhe fitova 6 kilogramë në momentin që i ndalova”, shkroi Amrina në InstaStory.
Ajo këshilloi vajzat që para se të vendosin të përdorin kontraceptivë duhet të kryejnë analizat e gjakut.