Askush nuk dëshiron të blejë Villa Matilda. Shtëpia e influencueses Chiara Ferragni dhe reperit Fedez, në Pognana Lario – në liqenin e Komos – është vënë në shitje, pas ndarjes së çiftit.
Shtëpia luksoze është 400 metra katrorë dhe ka një kopsht prej një hektari, si dhe një pishinë dhe madje varkë me motor në të.
Çmimi? 10 milionë euro “i diskutueshëm”. Është shtrenjtë.
Chiara dhe Fedez e kishin blerë për pesë milionë dollarë, në dhjetor të 2023-shit.
Villa Matilda ndodhet përballë ish-vilës së George Clooney.
Deri më tani e kanë parë 10 blerës potencialë, por askush nuk ka thënë ende po.