Showbiz

Asnjë nominim në Grammy për The Weeknd, këngëtari i famshëm akuzon për korrupsion

Asnjë nominim në Grammy për The Weeknd, këngëtari i

'Grammy' me korrupsion? Kjo është akuza që ka ngritur këngëtari i famshëm The Weeknd pasi ai nuk mori asnjë nominim. Adhuruesit e muzikës së tij u habitën dje kur këngëtari me emrin e vërtetë Abel Tesfaye me origjinë kanadeze nuk mori qoftë një nominim të vetëm në Grammy Awards 2021, pavarësisht se ai dhe fansat e tij e prisnin.

Asnjë nominim në Grammy për The Weeknd, këngëtari i

Mes komenteve të shumta të në rrjetet sociale, këngëtari 30 vjeç vendosi të fliste vetë. Në një postim në Instagram ai thotë: Grammy mbetet i korruptuar. Ju me detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë për transparencën!

Asnjë nominim në Grammy për The Weeknd, këngëtari i

The Weeknd pritej që të merrte nominime për ‘Blinding Lights’, e cila pavarësisht se u lancua në nëntor të vitit 2019,  pati sukses të madh më shumë në këtë vit. Kënga e tij qëndroi për katër javë në top listë në Amerikë dhe për tetë javë në Britani, duke e bërë dhe më të shiturën.

Kreu i Recording Academy’s Harvey Mason, mohoi se ka pasur ndërhyrje tek nominimet. Ai thotë se edhe vetë u befasua: 

 ‘Ne e kuptojmë që The Weeknd është zhgënjyer që nuk është nominuar. Unë u befasova vetë dhe ndjej keqardhje. Muzika e tij këtë vit ishte e shkëlqyer. U gëzuam kur mësuam se ai do të performonte në Super Bowl-in e ardhshëm dhe do të donim që ai të performonte edhe në skenën Grammy. Për të qenë i qartë, votimi në të gjitha kategoritë përfundoi shumë përpara se të njoftohej performanca e The Weeknd në Super Bowl, kështu që në asnjë mënyrë nuk mund të ketë pasur ndikim apo ndërhyrje në procesin e nominimit'.

The Weeknd ka fituar më parë tre Grammy për albumin më të mirë bashkëkohor urban në vitin 2016 për ‘Beauty Behind The Madness’, këngën më të mirë R&B me ‘Earned It’ në të njëjtin vit, dhe albumin më të mirë me 'Starboy' në vitin 2018.

Asnjë nominim në Grammy për The Weeknd, këngëtari i