Showbiz

Asnjë rastësi apo fat, poetja e ceremonisë së Biden është një studente e Harvardit

Asnjë rastësi apo fat, poetja e ceremonisë së Biden

Amanda Gorman është më e reja në moshë që ka recituar në një Inaugurim presidenti. Ajo preku zemrat e të gjithëve dje përmes vargjeve të saj. Mediat nisën të shkruanin menjëherë për vajzën që preku suksesin. U tha se është poete dhe aktiviste nga Los Angeles. U tha se puna e saj përqendrohet në çështjet e feminizmit, margjinalizimit racor dhe në mbrojtjen e të drejtave të afrikanëve nëpër botë.

Asnjë rastësi apo fat, poetja e ceremonisë së Biden

Po gjithë sukseset e saj nuk janë rastësore. Me një vizitë të shkurtër në Instagramin e saj zbulon se Amanda është diplomuar në Harvard për Sociologji. Në ditën e saj të diplomimit ka bërë një shkrim të gjatë ku shkruan:

“Jam shumë mirënjohëse për kujtimet, njohuritë dhe mbi të gjitha, miqësitë që kam fituar gjatë gjithë këtij udhëtimi të egër. Si një vajzë me ngjyrë dhe pasardhëse e skllevërve, kam arritur atë që ishte mbajtur larg duarve të popullit tim për breza të tërë. Për më tepër, në kolegj e gjeta veten midis disa prej mendjeve më madhështore dhe të fuqishme që kam takuar ndonjëherë. Informacioni është fuqi, por edhe miqësia, dhe oh sa të devotshëm janë miqtë e mi kur bëhet fjalë për të dhënë më të mirën e vetes për të tjerët. Falë shoqeve të mia, nuk mund ta bëja këtë pa ju. Këto janë lidhjet që mund të thyejnë barrierat, të ndërtojnë ura dhe të ndriçojnë botën. Faleminderit gjithashtu familjes sime, posaçërisht mamasë.

P.S.Njerëzit shpesh më pyesin se si i ekuilibrova kolegjin dhe karrierën time, dhe nganjëherë njerëzit supozojnë se shkolla zuri një vend dytësor tek unë. Asnjëherë. Të mësuarit më ka bërë poeten që jam. Jam krenare që diplomohem me mesatare 3.98 dhe tre çmime nga shkolla. Mund të jesh me ngjyrë, e bukur, e mençur dhe e shkëlqyer të dashurit e mi. Për ata që thonë se nuk mund të jesh gjithçka, jeta do t`ua vërtetojë se e kanë gabim”.

Asnjë rastësi apo fat, poetja e ceremonisë së Biden

Asnjë rastësi apo fat, poetja e ceremonisë së Biden