Showbiz

Aurela Gaçe rrëfehet para fansave për ditët kur përjetoi ankth: Kisha 15 milionë borxh

Aurela Gaçe rrëfehet para fansave për ditët kur

Aurela Gaçe është takuar virtualisht me ndjekësit përmes një interviste. Meqë është bërë zakon që personazhet e njohur të pyeten “A ke pasur ndonjëherë ankth”, si për të provuar se edhe ata njerëz janë dhe shqetësime kanë, dikush e pyeti edhe Aurelën.

Aurela Gaçe rrëfehet para fansave për ditët kur

Artistja iu përgjigj me detaje duke i shpjeguar mirë edhe arsyet, të gjitha vështirësitë si ato ekonomike, edhe ata shpirtërore.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë.

35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, tha Aurela Gaçe.