Showbiz

Babai i Meghan nuk dorëzohet. Tani po bën dokumentar

Babai i Meghan nuk dorëzohet. Tani po bën dokumentar

Babai i Meghan Markle është duke bërë një dokumentar për jetën e tyre familjare. Thomas Markle, 76 vjeç, shpreson se filmi do të japë një pamje më të plotë të jetës së tij me dukeshën e Sussex.

Dokumentari do të zbulojë momente nga fëmijëria e Meghan duke përfshirë kohën e saj të shkollës, karrierën e hershme në filma si aktore dhe periudhën e krizës në marrëdhënien e saj me babain.

Dokumentari do të përshijë edhe filmime reale, të xhiruara gjatë festave dhe përditshmërisë në familje, që i disponon Thomas.

Vetë Thomas Markle për The Sun tha: "Dokumentari fillon me jetën time, familjen time, dashurinë time për teatrin dhe televizionin dhe si arrita atje. Pastaj jeta ime me Meghan, duke u rritur, ditët e saj të shkollës derisa shkoi në kolegj dhe kur filloi karriera e saj. Kishim një jetë të mirë së bashku, deri në martesës së saj të parë dhe lëvizjes së saj në Kanada. Pastaj fillon një histori e re”, tha ai.

Thomas thuhet se po punon me një kineast dhe shpreson se do të përfundojë në fund të këtij viti.

Po Meghan ç`mendon vallë?

Që prej martesës me Harry-n, marrëdhënia e Meghan me babain dhe motrën ka qenë e tensionuar. Ajo nuk i ftoi ata të dy as në dasmë dhe ka shkëputur çdo komunikim.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al