Showbiz

Baldoni nxjerr video nga skena sensuale me Blake Lively në sheshxhirim dhe tregon se gjithçka ishte në kuadër të filmit

Baldoni nxjerr video nga skena sensuale me Blake Lively në sheshxhirim dhe

Ekipi ligjor i Justin Baldonit publikoi një video të papërpunuar nga filmi ‘It Ends With Us’ për të hedhur poshtë, sipas tyre, pretendimet për ngacmim seksual të aktores Blake Lively.

Videoja 10-minutëshe, e shpërndarë nga këshilltari ligjor i Baldonit, Bryan Freedman, hapet me një deklaratë nga ekipi i tij, ku thuhet se akuzat e Lively pretendojnë se Justin Baldoni "po sillej në mënyrë të papërshtatshme" gjatë një skene kërcimi të ngadaltë.

Avokati ligjor i Baldonit pretendon se pamjet, të cilat u filmuan në maj 2023, hedhin poshtë akuzat e saj.

“Skena në fjalë ishte krijuar për të treguar dy personazhet që bien në dashuri dhe dëshirojnë të jenë pranë njëri-tjetrit. Të dy aktorët po sillen qartë brenda fushës së skenës dhe me respekt dhe profesionalizëm reciprok”, thuhet në deklaratë.

Në një moment nga videoja, Lively bëri shaka për hundën e Baldonit dhe me sa duket i sugjeroi që t'i nënshtrohej një operacioni.

Më poshtë videoja e publikuar nga ekipi i Justin Baldoni