Showbiz

Bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon pse vendosi që ajo të prehet në Luksemburg

Bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon pse vendosi që ajo të

Thierry, bashkëshorti i Hyeuda El Saied ka treguar përse mori vendimin që ajo të prehet në Luksemburg, aty ku jetonin bashkë.

“Të jem i sinqertë, është vendimi im. Sigurisht me miratimin e të gjithë familjarëve. Është përgjegjësi e imja. E kuptoj perceptimin dhe mendimet që vijnë nga Tirana, por unë dua që ta mbaj pranë. Çdo ditë unë shkoj dhe e vizitoj atë te varrezat. Për mua dhe Gabrielin është e rëndësishme ta kemi shumë pranë nesh. Asnjëherë nuk u dorëzua gjatë kësaj lufte po e përballte. Luftonte e luftonte, e buzëqeshte deri në fund”, tha Thierry në lidhjen me Skype për Wake Up.

Hueyda u nda nga jeta dy muaj më parë, pas një lufte 18 muaj me një sëmundje të rëndë. Ajo nuk foli asnjëherë për këtë gjë, deri ditën që lajmi i ndarjes së saj nga jeta erdhi i papritur.

Bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon pse vendosi që ajo të

Bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon pse vendosi që ajo të

Bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon pse vendosi që ajo të

Djali i saj Gabrieli, jeton me Thiery-n, që tashmë është edhe ligjërisht babai i tij. Një gjë që e gëzoi pa masë Hueydë-n, në muajt e fundit të jetës së saj.