Bebe Rexha flet sinqerisht për trupin dhe kilet e saj: Më thonë bravo që s’e ke kompleks, por tani e kam sidomos…
E Mërkurë 13 Shtator 2023, 18:41
TiranaPost
Bebe Rexha ka folur hapur për ankthin që i shkaktojnë komentet e njerëzve për trupin e saj, përpara se të marrë pjesë në MTV Video Music Awards.
Këngëtarja 34 vjeçe, ndau një video në TikTok ku shprehet se momentalisht nuk ndihet shumë konfidente.
"Unë jam një njeri. Doja vetëm të flisja për këtë sepse takoj shumë njerëz dhe shumë herë ata më thonë: “O zot, më pëlqen që ke pozitivitet trupor dhe s’ke komplekse”, dhe më lër t’ju them që për momentin nuk ndihem edhe aq e sigurt."
Rexha tha se ajo është e shqetësuar dhe e stresuar për tapetin e kuq të VMA-ve - veçanërisht sepse njerëzit që flasin për peshën e saj.
@beberexha Anxiety sucks
♬ original sound - BebeRexha