Showbiz

Bebushët do flenë tani me përrallat e Natalie Portman

Bebushët do flenë tani me përrallat e Natalie Portman

Natalie Portman ka qenë gjithmonë më shumë se aktore Hollivudi. Gatuan vazhdimisht dhe ndan recetat e saj me fansat dhe njihet për talentin e saj në gatim. Mirëpo ka akoma. Natalie sapo ka publikuar një libër për fëmijë.

“Natalie Portman`s Fables” përmban fabula të ritreguara në mënyrën e saj.

Bebushët do flenë tani me përrallat e Natalie Portman

Natalie tregon se i ka përshtatur me realitetin në të cilin jetojmë për t`i bërë më aktuale disa nga historitë më klasike.

“Ishte shumë qejf kur ia lexova fëmijëve të mi dhe ndaj mendoja t`i ndaja edhe me ju që t`ua lexoni fëmijëve tuaj”, shkruan Natalie që i fton të gjithë ta porositin. Ndërkohë që libri del në 20 tetor.