Ben Affleck flet pas akuzave se ishte i dehur në Grammy: Ka ende shumë stigmë

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, Ben Affleck ka reaguar pas lajmeve e memeve të shumta që qarkulluan në rrjet për të. Në çmimet Grammy u shfaq herë i çuditshëm dhe herë i përgjumur krah gruas së tij Jennifer Lopez. U bë edhe njëherë ushqim për mediat sociale. Nisur nga e shkuara e tij dhe varësia me alkoolin, u aludua se ishte i dehur.
"Unë kam kaluar mirë në Grammy në të shkuarën. Gruaja ime po shkonte dhe mendova, epo, do të ketë muzikë të mirë, po shkoj dhe unë. E pranoj që në të kaluarën e kam dreqosur në evente të ndryshme. Këtë herë shkova dhe u mërzita. E di që më parë kam shkuar i dehur në aktivitete të ndryshme, po askush nuk ka thënë ndonjëherë se kam qenë i dehur. E gjitha është stigma", tha ai.
Vetëm fakti se dinë të shkuarën e tij, nuk do të thotë se po ndodh e njëjta gjë.