Showbiz

Ben dhe Jenn u takuan, por po jetojnë të ndarë

Ben dhe Jenn u takuan, por po jetojnë të ndarë

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez duket se janë ende në krizë.

Edhe pse u duk se i shuan thashethemet për pak orë, pas fotos që u publikua nga takimi në rrugë, zërat janë rikthyer.

Bennifer u shfaqën bashkë në një foto pas 47 ditësh mungesë dhe thuhet se janë takuar për hir të fëmijëve. Ishte një shfaqje e djalit të Ben arsyeja pse u bënë bashkë, por thuhet se nuk po jetojnë nën të njëjtën çati.

Dëshmitarët thonë se nuk shkuan bashkë në aktivitet, por qëndruan të kapur prej dore gjithsesi.

Më pas ishte Ben që shoqëroi Emme dhe Jennifer për në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, shtëpi të cilën ai dhe këngëtarja e blenë për 60 milionë dollarë vitin e kaluar.

Ben më pas u kthye në shtëpinë e tij me qira në Brentwood duke e bërë të qartë ai dhe Jen vazhdojnë të jetojnë veçmas tani.

Thuhet se Ben po kalon shumë kohë me nënën e tij gjatë kësaj periudhe dhe Jenn nuk duket askund në lagje.

Unazat i kanë në duar ende dhe asnjë ndarje nuk është deklaruar.