Bennifer fotografohen në muajin e mjaltit në Paris

E Premte 22 Korrik 2022, 10:09
TiranaPost
Ben dhe Jenn janë nisur në muajin e mjaltit. Nga dasma në Las Vegas, kanë shkruar në Paris.
Paparacët kanë shkrepur disa foto në fillim teksa dalin nga një makinë. J.Lo ka veshur një t-shirt dhe xhinse, me syze dhe kapelë.
Pastaj çifti ka dalë për drekë në një restorant. Më shumë sesa si në përditshmëri duken si të kenë dalë nga ndonjë skenë filmi. Ben me kostum, J.Lo me fustan të kuq, të gjatë deri në fund të këmbëve.
Nuk janë kujdesur që të mos fotografohen. Gjatë qëndrimit në restorant kanë dalë edhe në dritare. Njëherë njëri dhe pastaj tjetri. Ndoshta të dy e dinë që që prej rikthimit e sidomos pas martesës, janë protagonistë të këtyre ditëve.