Showbiz

Bennifer merr fund edhe ligjërisht

Bennifer merr fund edhe ligjërisht

Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka marrë fund zyrtarisht. Ish-çifti e zgjidhën divorcin e tyre në pak se pesë muaj.

Lopez dhe Affleck do të mbajnë atë që fituan veçmas nga projekte të ndryshme gjatë martesës së tyre, sipas TMZ.

Aksionet e aktorit në kompaninë e prodhimit të tij me Matt Damon, Artists Equity, thuhet se mbetën të paprekura. Affleck dhe Damon themeluan kompaninë në nëntor 2022, katër muaj pasi ai u martua me JLo.

Bennifer merr fund edhe ligjërisht

Është e paqartë se çfarë ranë dakord të bëjnë çifti me rezidencën prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, e cila ka qenë në shitje prej muajsh.

Edhe pse ish-ët thuhet se nuk kishin një marrëveshje paramartesore, negociatat dukej se kishin shkuar pa probleme,sipas TMZ.