Bennifer në krizë, Ben nuk ishte as në ditëlindjen e Jenn
E Mërkurë 24 Korrik 2024, 13:30
TiranaPost
Kjo ditëlindje, 55-vjetori, e ka gjetur JLo-në në një krizë të jetës së saj.
Një burim thotë se janë në krizë. Fjalët qarkullojnë prej kohësh në rrjet që gjërat nuk janë siç duhet.
As në ditëlindjen e saj, në festën me tematikën "Bridgerton", Ben nuk ishte. As në drekën me binjakët e Jen, ai nuk ishte. Ndodhet në Los Angeles.
"Janë në krizë. Ata duan ta shpëtojnë marrëdhënien e tyre. Po jetojnë prej muajsh të ndarë dhe po përpiqen të rikthejnë romancën. Kanë vendosur t'i shkruajnë letra njëri tjetrit", thotë një burim pranë tyre.
Historia e Bennifer i bëri njerëzit të besojnë se dashuria e vërtet ekziston dhe e gjen rrugën edhe pas 20 vitesh. Ditët e fundit dhe lufta e të dyve për të mos i dhënë duart njëri tjetrit dëshmojnë të njëjtën gjë.