Showbiz

Beyonce do të ndryshojë tekstin e këngës 'Renaissance' pasi u akuzua për diskriminim

Beyonce do të ndryshojë tekstin e këngës

Beyonce do të ndryshojë tekstin e “Heated” një nga këngët e albumit të saj pasi është kritikuar për diskriminim.

“Fjala, e përdorur pa qëllim të keq, do të zëvendësohet”, tha një përfaqësues i Beyonce-s, në një deklaratë për “Good Morning America”.

Vendimi për të ndryshuar tekstin vjen pasi Lizzo në mënyrë të ngjashme u kritikua për përdorimin e së njëjtës fjalë në këngën e saj 'GRRRLS'. Ajo publikoi një version të ri të këngës duke e ndryshuar tekstin gjithashtu.

“Më lejoni ta bëj të qartë një gjë”, shkroi Lizzo në një deklaratë në qershor. “Unë kurrë nuk dua të promovoj gjuhë nënçmuese. Si një grua e shëndoshë, me ngjyrë, në Amerikë, unë kam dëgjuar shumë fjalë lënduese ndaj meje, kështu që e kuptoj fuqinë që mund të kenë fjalët (qoftë me dashje, ose jo, si në rastin tim”.

Fjalët e përdorura janë në zhargon 'spaz' dhe 'spazzin'. Ato kanë marrë në konotacion negativ duke qenë se vitet e fundit përdoren në gjuhën e urrejtjes për të përçmuar njerëzit me nevoja të veçanta.

Spaz është shkrurtimi i spastic që përdoret për të treguar ngadalësinë në veprime të njerëzve me nevoja të veçanta.

Ndërkohë, “Renaissance” e Beyonce-s tashmë po thyen rekorde. Spotify njoftoi se të premten, albumi u bë më i transmetuar i platformës në një ditë të vetme nga një artiste femër, në vitin 2022, deri tani.