Showbiz

Billie Eilish një kohë nuk njihte veten, por e ndihmuan miqtë e famshëm që kanë kaluar të njëjtën gjë

Billie Eilish një kohë nuk njihte veten, por e ndihmuan miqtë e

Billie Eilish ka folur hapur për krizat e identitetit që përjetoi kur u bë e famshme. Se nuk e lehtë të përballosh famën sidomos në moshë aq të re, që vjen bashkë me kundërshtarë, njerëz që duan të të bëjnë dëm apo komente nga më të ndryshmet në rrjet.

Intervista e këtij viti me Billie-n ishte në vazhdim të atyre të çdo fundviti, të njëjtat pyetje për të mësuar çfarë ka ndryshuar në jetën e saj.

“Ishte dhjetori i kaluar kur po performoja në një radio. Gjatë gjithë shfaqjes ndihesha sikur nuk isha unë. Më dukej sikur po hiqesha sikur isha unë, por nuk isha Billie. Nuk më dukej vetja, si vetja. Po e shikoja veten nga një tjetër perspektivë dhe ishte një ndjesi shumë e çuditshme. Isha si një parodi e vetes”, rrëfen Billie që s`ishte vetëm.

Ajo tregon se kërkoi ndihmë tek miqtë e saj si Justin Bieber, Ariana Grande apo Katy Perry e Lady Gaga që nuk e kursyen.

“Ishte mirë të flisja me njerëz që e kishin kaluar të njëjtën situatë si unë dhe që ia kishin dalë mbanë ta linin pas krahëve”, thotë Billie që shton se u ndje mirë pasi kuptoi që askujt nuk i ishte përsëritur kjo gjendje.

*Artikulli i BuzzFeed u përshtat në shqip nga Tiranapost.al