Showbiz

Billie Eilish rrëfen pse vesh gjithmonë rroba të gjera: Isha 12 vjeç kur piva kokrra dobësimi

Billie Eilish rrëfen pse vesh gjithmonë rroba të gjera: Isha 12

ëngëtarja Billie Eilish ka rrëfyer se kur ishte në moshën 12 vjeçe kishte pirë ilaçe për tu dobësuar. Billie u bë e famshme në një moshë shumë të re, ishte 14 vjeçe kur kënga e saj Bad Guy u kthye në hit dhe për katër vite u fut në top listën e këngëve më të klikuara në botë.

Billie Eilish rrëfen pse vesh gjithmonë rroba të gjera: Isha 12

Vitin e kaluar, fotot e 19 vjeçares nga Los Angeles u përhapën kudo në rrjet dhe komentet nuk ishin pozitive, siç ndodh në fakt gjithmonë. Ajo shfaqet me rroba ngjyrë nude të ngushta, me të cilat njerëzit nuk ishin mësuar, madje disa u habitën pasithuajse gjithmonë e kishin parë me rroba të gjera.

Billie Eilish rrëfen pse vesh gjithmonë rroba të gjera: Isha 12

Billie vetë thotë se ka pasur komplekse për trupin e saj, edhe pse kohët e fundit ka mësur të dojë më shumë veten.

‘Unë mendoj se njerëzit përreth meje ishin më të shqetësuar për këtë sesa unë. Të jem e sinqertë, unë fillova të vishja rroba të gjera nga pesha. Nuk ndihesha mirë për shkak të trupit tim. Ndihesha e shëndoshë, nuk haja, isha e uritur, po vdisja nga uria ndërkohë. Mbaj mend që piva ilaçe për dobësim. Por thjesht më bëri të urinoj në shtrat. Isha vetëm 12 vjeçe, ishte çmenduri sa tani nuk arrij ta besoj. Mendova se vetëm unë e urreja trupin tim, por dhe interneti e urren trupin tim gjithashtu'.

Billie Eilish rrëfen pse vesh gjithmonë rroba të gjera: Isha 12

Billie Eilish rrëfen pse vesh gjithmonë rroba të gjera: Isha 12

Billie ka postuar jo pak herë në Instagram mesazhe për të inkurajuar të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë përmasat e një modeleje.

*Tiranapost.al.