Showbiz

Blake Lively-n dhe Ryan Reynolds nuk do t`i pyesë më askush: Si ishte takimi juaj i parë

Blake Lively-n dhe Ryan Reynolds nuk do t`i pyesë më askush: Si ishte

Askush nuk do pyesë më: Po si ishte takimi i parë mes Blake Lively dhe Ryan Reynolds. Kjo sepse çifti i famshmëm i Hollivudit e rikrijoi takimin e parë në 10-vjetorin e tij.

Blake Lively-n dhe Ryan Reynolds nuk do t`i pyesë më askush: Si ishte

Reynolds e çoi gruan e tij në një restorant japonez në Boston, aty ku i vodhi zemrën 10 vite më parë.

“Nëse nuk do të ishte për këtë vend, ne të dy s`do ishim bashkë. Nuk tallem. S`ka asnjë restorant në botë që ka më shumë kuptim për ne sesa ky”, shkruan Blake Lively në foton e Ryan shkrepur jashtë lokalit.

Kurse ai shkruan: “Në restorantin tonë të preferuar, në takimin e saj të katërt më të preferuar”.

Blake Lively-n dhe Ryan Reynolds nuk do t`i pyesë më askush: Si ishte

Si Blake dhe Ryan nuk i kursejnë batutat dhe humorin në raste festash.