Showbiz

Bleona Qereti bën vaksinën anti-Covid, tregon llojin dhe dokumentin që mund të na duhet për të udhëtuar

Bleona Qereti bën vaksinën anti-Covid, tregon llojin dhe dokumentin

Këngëtarja shqiptare që prej vitesh jeton në Amerikë shfaqet me veshje si mjeke, e shkrepur gjatë xhirimeve të një filmi një muaj më parë, dhe njofton se ka bërë vaksinën anti-koronavirusit. Nga rrjetet sociale ajo ua rekomandon të gjithëve, edhe atyre që ndoshta janë në mëdyshje që ta marrin në konsideratë.

Artistja shqiptare thotë se është koha për ta mposhtur njëherë e mirë këtë virus. Në vijim të postimit të saj, Bleona shpreh mirënjohjen për punonjësit e shëndetësisë që i quan heronj:

'Shërbimi juaj vetëmohues ndaj komunitetit po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këto kohëra të vështira. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni'.

Bashkëngjitur ka postuar dhe kartën/certifikatën që vërteton se ka kryer vaksinën nga kompania Moderna, e prodhuar në SHBA.

Bleona Qereti bën vaksinën anti-Covid, tregon llojin dhe dokumentin

Udhëzimi shkruan se duhet të ruhet pasi përmban informacion mjekësor për vaksinën. Ndërsa disa ekspertë kanë sugjeruar se ky dokument mund të përdoret si akses për të lejuar udhëtimet mes vendeve, mes garancisë se nuk shfaq rrezik të përhapjes apo transmetimit të virusit në një vend tjetë.

Spanja është ndër vendet që ka vendosur të mbajë një regjistër të personave që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën dhe me arsyet e refuzimit. A mund të jetë ky dokument që na tregon Bleona Qereti si bileta e udhëtimit jashtë kufijve në muajt pasardhës?

Bleona Qereti bën vaksinën anti-Covid, tregon llojin dhe dokumentin

View this post on Instagram

A post shared by B L E O N A (@bleona)

*Tiranapost.al.