Showbiz

Blogerja Mira Duma ikën nga Instagrami

Blogerja Mira Duma ikën nga Instagrami

Instagramit i ikën një blogere e njohur si Miroslava Duma. 35 vjeçarja është blogere ruse dhe investitore në modë me rreth 1.7 milionë ndjekës.

Blogerja Mira Duma ikën nga Instagrami

Vendimin për mbylljen e rrjetit social nga i cilli fiton të ardhura, e ka komentuar me një shënim dhe një foto ku shihet me serum në dorë.

Ja çfarë shkruan ajo:

2020-ta, çfarë viti. Testues, transformues dhe i mbingarkuar. Përpjekja ime e fundit drejt një rikuperimi të plotë ka të bëjë me lidhjen me botën reale, rrethuar nga njerëzit që unë dua, këtu dhe në këtë moment. Kështu që do kaloj një kohë të gjatë por shumë të nevojshme larg nga mediat sociale. Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm. Ju jap bekimet e mia dhe shihemi në 2021-shin.

Një vendim për mbylljen e Instagramit, blogerja e mori edhe në korrik të 2018-ës ku shkruante se rrjetet sociale po na bëjnë të ndihemi më të vetmuar dhe më të izoluar se kurrë më parë.

‘E vërteta është që po shkatërron themelet e shoqërisë dhe mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë’, shkruante ajo.

Në 2019-ën blogerja u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të mushkërive.

Klikoni linkun si më poshtë për më shumë.