Showbiz

Bota ime është shembur! Familja poston mesazhin që prezantuesja angleze shkroi pak ditë para se të vriste veten

Bota ime është shembur! Familja poston mesazhin që prezantuesja

Prezantuesja angleze, Caroline Flack, u gjet e varur në dhomë në shtëpinë e saj në Londër, sipas hetuesve. Ndërkohë që familja e saj tregoi një mesazh të papublikuar më parë prej saj, të cilën e kishte shkruar vetëm pak ditë para vetëvrasjes, për të shpjeguar sesi bota e saj ishte shembur pasi u arrestua për dhunë ndaj partnerit.

Bota ime është shembur! Familja poston mesazhin që prezantuesja

Prezantuesja këmbëngul në mesazhin prekës se ajo nuk ishte një dhunuese dhe se sulmi i saj i supozuar ndaj të dashurit Leëis Burton ishte një aksident.

Në mesazhin e saj, Flack shkruante se ishte në depresion prej shumë kohësh dhe ajo e familja e saj nuk mund ta duronin dot më.

Bota ime është shembur! Familja poston mesazhin që prezantuesja

40-vjeçarja kishte planifikuar ta postonte mesazhin në rrjetet sociale, ia kishte treguar dhe nënës, por menaxheri i saj e kishte paralajmëruar që mos ta bënte.

“Marr përgjegjësi për atë që ndodhi atë natë, por ishte aksident, nuk jam një dhunuese. Ne patëm një debat dhe ndodhi një aksident. Një aksident. Gjaku që dikush ia shiti një gazete ishte gjaku im dhe ishte diçka shumë e trishtë e personale. Arsyeja pse po ju shkruaj sot është se familja ime nuk mundet më. Humba punën. Shtëpinë. Aftësinë për të folur. Dhe e vërteta mu mor nga duart dhe u përdor si argëtim. Nuk mund ta kaloj çdo ditë duke u fshehur pasi më kanë thënë që s’duhet t’i them apo t’i flas askujt. Më vjen keq për familjen time, për çfarë u kam shkaktuar dhe për atë që kanë kaluar miqtë e mi. Nuk po mendoj ‘si të eci përpara në karrierën time’. Po mendohem si të kthej pas jetën time dhe atë të familjes sime”, thuhet në mesazhin prekës.

Bota ime është shembur! Familja poston mesazhin që prezantuesja

Nëna e saj tregon se e bëja donte që zëri i saj të dëgjohej: “Dolën kaq shumë të pavërteta, por ja si ndihej ajo dhe familja jonë donte që njerëzit të lexonin fjalët e saj”.

Prezantuesja u gjet e pajetë pasditen e së shtunës./ Burimi The Times