Showbiz

Brad Pitt dhe Ines De Ramon kanë dalë për herë të parë publikisht bashkë

Brad Pitt dhe Ines De Ramon kanë dalë për herë të

Në eventin e Çmimit të Madh të Silverstone në Angli, u fotografuar dorë prej dore.

Të dy prej disa muajsh po bashkëjetojnë, megjithëse deri tani kanë qenë të kujdesshëm për të mos u shfaqur bashkë në publik. E kanë jetuar lidhjen në privatësi. Po syve të paparacëve ka gjëra që nuk u shpëtojnë.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon u panë së bashku për herë të parë në nëntor 2022, në prapaskenë në një koncert Bono në Los Angeles. Në nëntor 2023 ata u panë në Lacma Gala në Los Angeles, por nuk ka asnjë foto të asaj daljeje, përveç historisë së disa burimeve të shpërndara nga People.

Kjo është fotoja e parë e tyre bashkë. Thuhet se si Ines ashtu edhe Brad kanë mbështetur njëri tjetrit në proceset respektive të divorceve.

Ines De Ramon u diplomua në Universitetin e Gjenevës në 2013, në administrim biznesi. Karriera e saj është fokusuar gjithmonë në bizhuteri dhe modë.