Brad Pitt fajëson Angelinën për vendimin e të bijës për të hequr mbiemrin e tij
E Martë 4 Qershor 2024, 16:38
TiranaPost
Brad Pitt u lëndua kur mësoi se Shiloh vendosi të hiqte mbiemrin e tij dhe por mendon këtij vendimi qëndron ish-partnerja e tij Angelina Jolie, thonë burime pranë aktorit.
Para disa kohësh vajza biologjike e çiftit vendosi të heqë ligjërisht mbiemrin e babait të saj, pasi mbushi tetëmbëdhjetë vjeç. Madje sipas mediave online pretendohet se ajo ka paguar vetë avokatin për të vijuar me procedurat ligjore.
Miq dhe të afërm të Pitt thonë se ai është përpjekur shumë herë të ribashkohet me ta, por pa asnjë rezultat.