Brad Pitt ia dedikon Bradley Cooper që nuk është më i alkolizuar!

Brad Pitt ia ka dalë të lërë pas një eksperiencë mjaft negative siç është ajo e varësisë nga alkooli por edhe nga marijuana dhe kjo falë Bradley Cooper. Aktori ka rrëfyer vetë se ka qenë Cooper ai që vendosmërisht e ndihmoi të shkëputet nga droga dhe alkooli dhe tani siç thotë vetë Pitt çdo ditë e tij është e lumtur.
“Unë hoqa dorë për shkak të këtij djali dhe çdo ditë ka qenë më e lumtur që atëherë,” është shprehur Brad Pitt.
Por as për Cooper nuk ka qenë e lehtë pasi edhe ai ka kaluar një periudhë të tillë abuzimi me kokainën dhe alkoolin gjatë viteve të hershme dhe ëngjëlli i tij mbrojtës u bë aktori Will Arnett.
“Ai më ndihmoi të kthehesha në rrugën e duhur për të ndryshuar jetën time,” ka deklaruar Cooper, i cili këtë përvojë e ka shfrytëzuar për të ndihmuar edhe të tjerë, siç bëri me Brad Pitt.