Brad Pitt tregon pse veshi fund në premierën e filmit të fundit

E Martë 2 Gusht 2022, 12:55
TiranaPost
Brad Pitt u shfaq me bluze rozë, fund dhe xhaketë kafe. Fotoja nga premiera e filmit “Bullet Train” bëri xhiron e rrjetit. Disa e krahasuan me veshjen e Akilit tek filimi “Troja”, rol që luhet nga Brad Pitt. Të tjerë thanë se e ka bërë për zhurmë. Ishte disi e vështirë të justifikohej pse Brad Pitt hoqi dorë nga kostumet e burrave dhe pamjet e përhershme i kuruar, por me pantallona.
Përgjigjen e ka dhënë vetë.
“S`e di pse e bëra. Të gjithë do vdesim një ditë, kështu që pse të mos bëjmë pak rrëmujë?”, tha Brad Pitt.
Pra nuk ka pasur ndonjë arsye konkrete, thjesht për qejf.
Meqë filmi “Bullet Train” është aksion-komedi dhe Pitt nuk ka luajtur asnjëherë më parë në një film komedi, vendosi ndoshta të shfaqej ndryshe edhe në look.