Showbiz

Bradley Cooper tregoi detajet e frikshme kur dikush donte ta grabiste në Nju Jork dhe e kërcënoi me thikë

Bradley Cooper tregoi detajet e frikshme kur dikush donte ta grabiste në

Gjatë podcast-it 'Armchair Expert' të Dax Shepard, ylli Bradley Cooper foli për incidentin që ndodhi në një metro. Bradley ishte duke shkuar për të marrë vajzën e tij, Lea, nga kopshti në tetor të 2019-ës.

"Kjo histori ka ndodhur përpara pandemisë. Unë zakonisht eci nëpër rrugët e Nju Jorkut gjatë gjithë kohës me kufje në vesh. Atë ditë kisha vënë edhe syze dielli e kapelë në përpjekje për të mos më njohur njeri. Po shkoja të merrja vajzën nga një shkollë ruse. Isha në fund të metrosë kur pashë që dikush po më afrohej me ngadalë. Mendova se ishte dikush që donte ndonjë foto. Isha gati duke i thënë që isha kundër postimeve në rrjete sociale, kur pashë një thikë me një dorezë druri. Më kujtohet se në ato momente mendova: Qenka thikë e bukur!", tregon Bradley Cooper. Ai shtoi se agresori ishte shumë i ri në moshë.

“Në vend që të rrija aty pa lëvizur unë nisa të vrapoj. U hodha sipër dhe u fsheha rreth hyrjes së metrosë. Nxora telefonin dhe në kohën që ai po dilte me vrap nga metroja, i bëra një foto. Pastaj e ndoqa nëpër shkallë dhe i bëra edhe dy foto të tjera”, shton ai.

Fotot ua dorëzoi menjëherë policëve të cilët e pyetën vazhdimisht nëse ishte lënduar. Sipas statistikave, shumë nga të lënduarit me thikë, nuk e kuptojnë që janë plagosur, në momentet e para. Për fat të mirë aktori i kishte shpëtuar tehut.