Showbiz

Britney pajtohet më nënën e saj: Jam e bekuar

Britney pajtohet më nënën e saj: Jam e bekuar

Duket se Britney Spears dhe nëna e saj kanë rregulluar marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Britney pajtohet më nënën e saj: Jam e bekuar

Lynne Spears ka vizituar së fundmi Britney-n në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe pas takimit, këngëtarja ka bërë një postim në Instagram ku shkruante: Mamaja ime e ëmbël u shfaq dje në shtëpinë time pas 3 vitesh... ka kaluar shumë kohë... me familjen ka gjithmonë gjëra që duhen zgjidhur ... por koha shëron të gjitha plagët!!! Dhe pasi kam qenë në gjendje të komunikoj atë që kam mbajtur për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që ishim në gjendje të përpiqeshim t'i rregullonim gjërat !!! Të dua shumë!!! Jam shumë e bekuar që mund të pimë kafe së bashku pas 14 vjetësh!!! Le të bëjmë shopping më pas !!!

Që nga përfundimi i konservatorit të saj 13-vjeçar në vitin 2021, që drejtohej nga babai i saj, Britney ka sulmuar vazhdimisht të gjithë anëtarët e familjes së saj, duke i akuzuar se e kanë përdorur për përfitimet e tyre.