Showbiz

Britney Spears mbyll Instagramin dy ditë pasi njoftoi fejesën me Sam Asghari

Britney Spears mbyll Instagramin dy ditë pasi njoftoi fejesën me Sam

Këngëtarja e famshme Britney Spears ka vendosur të mbyllë instagramin dy ditë pasi shpalli fejesën me të dashurin e saj Sam Asghari.

E kontaktuar nga CNN për të dhënë një deklaratë për veprimin e saj, ajo ende nuk ka pranuar të përgjigjet.

Një burim pranë këngëtares ka thënë se "ishte vendimi i saj" për të mbyllur llogarinë e Instagramit dhe ishte dicka që ajo kishte menduar ta bënte me kohë.

Britney Spears mbyll Instagramin dy ditë pasi njoftoi fejesën me Sam

Fituesja e Grammy-t është dy javë larg një seance gjyqësore që mund të përcaktojë nëse ajo mbetet apo jo në kujdestarinë e dikujt. Spears ka qenë në një kujdestari provuese për 13 vjet e mbikëqyrur nga babai i saj, Jamie Spears.

Në fillim të këtij muaji babai i saj paraqiti një peticion për të ndërprerë kujdestarinë duke cituar dy dëshmitë emocionale të vajzës së tij gjatë verës, në të cilat ajo tha se donte lirinë e saj përsëri.

Ajo gjithashtu e ka akuzuar babanë e saj për abuzim me kujdestarinë.

Ndërkohë, avokati i sapo punësuar i Spears, Matheë Rosengart, ka paraqitur peticione të shumta në përpjekje për t’i bërë presion babait të saj që të japë dorëheqjen nga mbrojtja e pasurisë së saj prej 60 milionë dollarësh.

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 29 shtator.

Tiranapost.al