Brooke Shields: Bëra gabim që i tregova botës se isha e virgjër

Aktorja dhe autorja Brooke Shields ka reflektuar mbi të qenin virgjëresha më e famshme në botë dhe tregon se është penduar për këtë.
E rritur nën qendrën e vëmendjes mediatike që e vogël, ka qenë e hapur me publikun.
“Ishte gabim që unë fola aq hapur për virgjërinë në librin tim. Nuk e shkruajta librin vetë. Botuesit nuk donin. Shkrova vetëm kapitullin e parë, por ata nuk e donin në atë mënyrë. Ata donin një libër të thjeshtë, sipërfaqësor. Përfundova duke mos e shkruar vetë”, ka thënë ajo në një intervistë së fundmi.
Në kapitullin e pestë ku shkruhej rreth seksit, ajo pranonte se ishte 20 vjeçe dhe ishte e virgjër.
Nuk e kishte menduar se pikërisht ajo pjesë do përbënte tituj të tërë.
“Në të, ishte një pjesë e një kapitulli, ku unë diskutoj – jo abstinencën në vetvete – por të drejtën për të zgjedhur vetë. Libri synonte të lexohej nga vajzat e kolegjit apo në gjimnaz. Mora shumë mesazhe fansesh që më thoshin: ‘I dashuri po më bën presion dhe unë nuk dua të bëj seks. Çfarë të bëj?’
Ideja ime ishte: Mos bëj asgjë që nuk e dëshiron”, thotë ajo.
Media e nxori nga konteksti duke nxjerrë tituj “Brooke, virgjëresha më e famshme në botë”.
“Të jesh në frontin e zjarrit në një moshë kaq të re në atë lloj mënyre… Gjithsesi fitova një elasticitet dhe kjo më bëri të jem gati për çdo gjë në këtë industri, gjë që mund të jetë e vështirë në fakt”, thotë sot.
Tiranapost.al