Showbiz

Burrat le të marrin shembull nga Lorik Cana

Burrat le të marrin shembull nga Lorik Cana

I veshur sportiv, me kapelë dhe syze dielli, Lorik Cana bëri pazaret e javës në këtë fillim të hëne. Një foto me dy qese të mëdha në duar e ndau në rrjete sociale. Po kjo s`është e gjitha. Loriku ka me vete edhe Enkeleidën, lidhur në kangur. Kështu një rrugë e dy punë. Edhe pazaret u bënë, edhe vajza i shijoi rrezet e diellit.

Burrat le të marrin shembull nga Lorik Cana

Kohët kanë ndryshuar, fatmirësisht, dhe baballarët sot nuk u ngjajnë atyre të viteve më parë. Merrem me fëmijët, kujdesen për ta, vetëm se ka ende nga ata që u mungon guximi t`ia tregojnë botës, si Loriku.

*Artikulli u realizua nga Fabjola Hije