Showbiz

Burri i Kourtney Kardashian shtrohet me urgjencë në spital: Zot më shpëto!

Burri i Kourtney Kardashian shtrohet me urgjencë në spital: Zot

Travis Barker, bashkëshorti i Kourtney kardashian , u dërgua me urgjencë në spital për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura. Sipas TMZ , muzikanti dhe Kourtney u paraqitën së bashku në një klinikë të martën, për të bëra disa analiza, por mjekët e shtruan menjëherë në spital.

Burri i Kourtney Kardashian shtrohet me urgjencë në spital: Zot

Sapo u përhap lajmi, fansat e tij nuk e fshehën shqetësimin e tyre, të nxitur më tej nga mesazhi i postuar orët e fundit në profilin e tij në Twitter: “ Zot, më shpëto ”. Fjalë si këto do të sugjeronin se situata e përgjithshme nuk duhet nënvlerësuar.

Burri i Kourtney Kardashian shtrohet me urgjencë në spital: Zot

Edhe vajza e tij Alabama Barker ka reaguar. Në një story në Instagram ajo ka shkruar “Ju lutemi na dërgoni lutjet tuaja “.