Showbiz

Cameron Diaz: Hoqa dorë nga aktrimi dhe më në fund gjeta paqen e qetësinë!

Cameron Diaz: Hoqa dorë nga aktrimi dhe më në fund gjeta paqen e

Gjeta qetësinë në shpirt pasi hoqa dorë nga karriera hollivudiane. Këtë ka thënë aktorja Cameron Diaz për vendimin që mori dy vite më parë dhe siç e tregon nuk është penduar aspak.

Diaz njihet më së miri për rolet në filmat dhe serialet e famshme si There's Something About Mary, Angels Charlie's dhe zërin e saj tek Shrek.

Ndërsa filmin e fundit e luajti në vitin 2014 në rolin e Annie.

Gjatë një podcasti me Gwyneth Paltrow, Cameron 47 vjeçe tha: ‘Kam arritur qetësinë dhe paqen në shpirtin tim sepse më në fund arrita të kujdesesha për veten time. E di që është e çuditshme të thuhet e të kuptohet nga të gjithë, por e vërteta është se puna në atë nivel ishte kaq intensive, po ashtu jeta ime publike’.

Diaz konfirmoi largimin nga aktrimi në vitin 2018, edhe pse ka thënë se nuk e thotë dot me bindje të plotë nëse do të rikthehej në ndonjë rol.

Cameron Diaz: Hoqa dorë nga aktrimi dhe më në fund gjeta paqen e

‘Unë u ndala një moment, dhe pashë veten time. Kur je duke bërë njj film të tjerë të mbizotërojnë ty. Qëndron për 12 orë në ditë, për muaj të tërë duke punuar dhe nuk ke kohë për asgjë tjetër. Unë e kuptova se më duhej të kujdesesha për veten time, si e rritur që isha’.

Diaz u martua me 41-vjeçarin Rock Charlie, Benji Madden në vitin 2015 dhe solli në jetën vajzën e pare Raddix në dhjetor 2019.

Cameron Diaz: Hoqa dorë nga aktrimi dhe më në fund gjeta paqen e