Showbiz

Camilla zbulon sekretin e martesës së saj të lumtur me Princin Charles dhe flet për herë të parë për komentet negative

Camilla zbulon sekretin e martesës së saj të lumtur me Princin

17 vite të martuar, por historia e tyre ka lindur shumë më herët para martesës. Camilla ishte e dashura e parë e Charles, të paktën para martesës me Dianën.

Pas vdekjes së Lady Dianës, ai u martua me Camilla-n dhe që nga ajo kohë janë bashkë.

Në një intervistë për Vogue, Camilla tregon sekretin e jetëgjatësisë së martesës së tyre.

“Pavarësisht angazhimeve, lodhjes dhe ç`ka pasur një ditë, ne e gjejmë kohën gjithmonë, që në një moment të ulemi të dy, të pijmë një filxhan çaj dhe të flasim për ditën”, tregon Camilla.

“Edhe kur ikim larg, është interesante sesi ulemi në cepa të ndryshme të dhomës dhe lexojmë librat tanë të preferuar”, thotë Camilla.

Camilla zbulon sekretin e martesës së saj të lumtur me Princin

Si rrallëherë ajo ka folur për komentet negative me të cilat u prit në fillim.

“Unë isha si e mbikëqyrur për një kohë kaq të gjatë sa duhet të gjeja një mënyrë për të jetuar me të. Askujt nuk i pëlqen të shikohet gjatë gjithë kohës me dyshim dhe të kritikohet. Por unë mendoj se në fund të fundit u ngrita mbi të dhe po vazhdoj përpara”, thotë Camilla, e cila në sytë e publikut është parë gjithmonë si njeriu që shkatërroi martesën e Princit Charles me Lady Dianës.

Në gati dy dekadat që pasuan, popullariteti i saj është rritur dhe në fillim të këtij viti edhe vetë Mbretëresha (që në fillim nuk e kishte fort për zemër) konfirmoi se dëshiron që nusja e djalit të saj të bëhet Mbretëreshë, kur Charles të bëhet Mbret.