Capital T u përgjigjet kritikëve që e akuzuan se fshiu kryqin nga klipi
Capital T ka reaguar pas gjyqit që iu bë në rrjet. Kënga e re “Buzëqeshje” u xhirua përpara një kishe në Shqipëri. Mirëpo në një prej momenteve kryqi nuk shfaqet mbi kishë, pra ishte hequr me fotoshop.
Capital T përmes Instagramit ka sqaruar se nuk ka gisht në këtë histori. Ai ia kalon përgjegjësinë kameramanit dhe edituesit të videos.
“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T në sqarimin e tij.