Showbiz

Cardi B akuzon të famshmit: Po paguhen për të thënë që kanë koronavirus

Cardi B akuzon të famshmit: Po paguhen për të thënë

Reperja Cardi B në një video në Instagram ka hedhur akuza të drejtpërdrejta mbi personazhet e famshëm që kanë deklaruar hapur se kanë koronavirus.

“Janë paguar për të bërë reklamën e një çaji detoksifikues”, ky është shpjegimi logjik që i jep reperja teorisë së saj të konspiracionit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib) on

Ndërkohë që lista e të famshmëve të infektuar është e gjatë, mes tyre Tom Hanks, bashkëshortja e tij, Olga Kurylenko e Idris Elba, vetëm ky i fundit vendosi t`i përgjigjet publikisht.

“Thjesht ideja sesi një njeri si puna ime paguhet për të thënë se ka koronavirus është një idjotësi e madhe. Çfarë budallallëku. Njerëzit e thonë si të ishte lajm. Është budallallëk. Unë dhe Sabrina s’përfitojmë asgjë nëse rrimë në shtëpi dhe themi që kemi diçka që s’e kemi. S’e kuptoj logjikën pas kësaj”, tha Idris Elba që është në vetizolim bashkë me gruan e tij gjithashtu e infektuar.

*Burimi The Mirror