Showbiz

Cardi B kërkon divorcin pas tre viteve martesë

Cardi B kërkon divorcin pas tre viteve martesë

Reperja amerikane Cardi B ka bërë një këkresë për tu divorcuar nga bashkëshorti i saj Offset (Belcalis Almanzar). Çifti prej tre vitesh janë të martuar, dhe dasmën e 2017-ës e mbajtën larg vëmendjes së mediave. Ata kanë një fëmijë së bashku, vajzën Culture.

Cardi B kërkon divorcin pas tre viteve martesë

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur por sipas burimeve për TMZ, çifti po ndahet me mirëbesim dhe se martesa e tyre është prishur më mënyrë të pakthyeshme: Nuk ka asnjë perspektivë për pajtim, shkruan TMZ.

Këngëtarja ka kërkuar që të marrë ajo kujdestarinë e vajzës, por nuk dihet nëse Offset është dakord me këtë. Vetë dy këngëtarët nuk kanë folur për lajmin e divorcit, por duket se Cardi B nuk e ka falur për një ngjarje të vitit 2018 kur reperi amerikan pranoi se e kishte tradhtuar. Ai i kërkoi falje dhe këngëtarja vendosi ti japë dhe një shans.

Cardi B kërkon divorcin pas tre viteve martesë

Në një intervistë të sinqertë për Vogue Cardi B tha:

 ‘Kur unë dhe burri im patëm problemet tona, ju e dini, ai  më tradhtoi, por unë vendosa të qëndroj me të dhe ti jap një mundësi. Shumë njerëz u zemëruan me mua dhe shumë gra më thanë se ishin zhgënjyer nga vendimi im. Por kjo është jeta, ky është realiteti, nëse e do dikë dhe ndahesh, futesh në një gjendje depresive dhe jo të gjithë arrijnë ta kapërcejnë këtë situtatë'.