Showbiz

Celine Dion anulon turin në Europë! Nga data e re kuptohet edhe normaliteti final

Celine Dion anulon turin në Europë! Nga data e re kuptohet edhe

Celine Dion, këngëtarja e fashme 53 vjeçare njofton anulimin e turit të saj në Europë. Ishte planifikuar që turi ‘Courage World’ të mbahej në këtë sezon veror, nga data 19 qershor deri më 25 korrik 2021, por europianët do duhet të presin 2023-shin, kur turi muzikor do të zhvillohet në datat 31 maj deri më 17 korrik.

Me një video nga Instagram, Celine Dion thotë se mezi e priste turin në Europë këtë verë, por situata e pandemisë së koronavirusit dhe rregullat që kanë vendosur shtetet vazhdojnë të shtyjnë planet. E duket se me këtë njotim Celine na tregoi edhe kohën kur do rikthehemi totalisht në normalitet. Në 2023-shin? Le të shpresojmë…

Mesazhi i plotë nga Celine Dion:

Datat e turit ‘Courage World’ të kësaj vere në Evropë janë shtyrë për në vitin 2023. Shfaqjet e planifikuara më parë nga 19 qershori deri më 25 korrik 2021 janë riskeduluar për në 31 maj deri më 17 korrik 2023.

Realisht po prisja me padurim t’ju shihja të gjithëve ju në Evropë këtë verë, por fatkeqësisht për shkak të situatës në botën tonë gjërat vazhdojnë të shtyhen. Por ju lutem mos u dëshpëroni, ne ndihemi vërtet mirë që shfaqja do të bëhet në 2023-shin dhe mezi po pres që më në fund do t’ju shoh! ?, Celine xx!


*Tiranapost.al.