Showbiz

Celine Dion shfaqet surprizë në çmimet Grammy

Celine Dion shfaqet surprizë në çmimet Grammy

Këngëtarja Celine Dion është rikthyer në natën më të madhe të muzikës. Ylli bëri një paraqitje surprizë në ndarjen e çmimeve Grammy 2024 të dielën për t'i dorëzuar Taylor Swift çmimin e albumit të vitit.

“Kur them se jam e lumtur që jam këtu, e them vërtet nga zemra”, tha ikona e muzikës para audiencës.

Gjashtë herë fituesja e Grammy-t ka qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes që kur u tha fansave se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngrirë - "një sindromë shumë e rrallë neurologjike, e cila prek një në një milion njerëz" - në një video emocionale të mediave sociale në 2022.

Ajo më pas anuloi turneun e saj "Courage", ndërsa siguroi fansat se nuk po dorëzohet dhe mezi pret t'i shohë përsëri.