Përgjigjja e bukur e Charlize Theron për thashethemet se ka bërë kirurgji plastike
E Shtunë 19 Gusht 2023, 13:44
TiranaPost
Charlize Theron e cila sapo ka mbushur 48 vjeç ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje plastike në fytyrën e saj.
Aktorja e cila u bë dhe imazhi zyrtar i J'Adore të Dior vitin e kaluar është përfolur për ndërhyrje të tilla për shkak të pamjes perfekte ndonëse në një moshë jo dhe aq të re.
Por në një intervistë me Allure, 48-vjeçarja tha se nuk ka bërë asnjë operacion plastik dhe se madje i pëlqen që fytyra e saj po plaket.
“Fytyra ime po ndryshon. Më pëlqen që fytyra ime po ndryshon dhe po plaket. Njerëzit mendojnë se kam bërë lifting. Ata thonë: Çfarë i bëri ajo fytyrës së saj? Asgjë, unë thjesht po plakem! Kjo nuk do të thotë se kam bërë një operacion të keq plastik. Kjo është ajo që ndodh.”