Showbiz

Renato Mekolli ndryshon mendje për Shqipërinë

Renato Mekolli ndryshon mendje për Shqipërinë

Në muajt e parë të pandemisë së koronavirusit, kur u morën masat kufizuese nga qeveria, shefi i kuzhinës Renato Mekolli u shpreh i revoltuar duke thënë se do iktë përgjithmonë nga Shqipëria. Në një intervistë ai tha: 

"Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë. Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurde. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”.

Por tanimë shef Renato siç duket ka ndryshuar mendje dhe nuk do e lërë Shqipërinë. 

 Ai ka treguar së fundmi nga postimet në Instagram rifillimin e programit “Hell’s Kitchen Albania 3”ku shkruan: “Qesh mire? kush qesh i fundit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Hell’s Kitchen Albania 3 Coming soon... “Qesh mire? kush qesh i fundit ?”

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

Postimet tregojnë se xhirimet e puntatave të para kanë përfunduar.

Ndërsa ndjekësit nisën që t’i shkruanin vetëm për dy gjëra: “Sa me pak pjata thefsh këtë vit” dhe “Kur do të fillojë programi?”.

Renato Mekolli ndryshon mendje për Shqipërinë

Për merakun e pjatave Renato u përgjigj vetë: “Vetëm në puntatën e parë janë thyer aq shumë sa 3 sezone bashkë”.

Renato Mekolli ndryshon mendje për Shqipërinë

Ndërsa për pyetjen se kur do të nisë ende nuk dihet një datë, vetëm “së shpejti”.