Cher mbron lidhjen e saj me partnerin 40 vjet më të ri: Dashuria s`e njeh matematikën

E Martë 8 Nëntor 2022, 08:27
TiranaPost
Cher ka reaguar pas komenteve në rrjet për lidhjen e saj me Alexander Edëards.
Këngëtarja 76-vjeçare postoi në fillim një foto të të dashurir shoqëruar me një zemër. Më pas, u përgjigj në komentet gjykuese të njerëzve.
“A nuk ke asgjë tjetër për të bërë. Më lër të shpjegoj… Sa herë që njeriu bën një zgjedhje, merr një shans. Unë i kam kapur gjithmonë shanset në jetë. Pavarësisht kush është ai. Dashuria nuk e njeh matematikën”, shkruan Cher.
Më pas, në një tjetër koment shkroi se e rëndësishme është që ata janë të lumtur dhe se ata që urrejnë, do ta bëjnë gjithmonë këtë gjë.
Cher ka takuar familjen e tij dhe thotë se prej tyre është trajtuar si mbretëreshë.