Showbiz

Chiara Ferragni: Turp të të vijë që bëre atë postim

Chiara Ferragni: Turp të të vijë që bëre atë

Chiara Ferragni ka lënë një koment me nota të ashpra kritike në një status të modeles dhe aktores gjermane Doutzen Kroes. Shkak është bërë një postim i mëparshëm në të cilin aktorja shkruante: “Faleminderit koronavirus”.

“Doutzen, jam shumë e zhgënjyer nga statusi yt i fshirë ‘Faleminderit koronavirus’. Qindra njerëz kanë vdekur pa pasur as mundësinë për t`u thënë mirupafshim familjeve të tyre dhe ti falenderon virusin, po për çfarë? Turp të të vijë”, shkruan Chiara.

Në Itali kanë vdekur më shumë se 5 mijë njerëz dhe mijëra të tjerë po luftojnë me sëmundjen. Pamjet dhe shifrat e tmerrshme të Italisë prej COVID-19 kanë alarmuar botën dhe sigurisht edhe Chiara-n. Ndaj edhe statusi i Doutzen e ka mërzitur.

Ndërkohë më poshtë është postimi i plotë i Doutzen që bëri pasi fshiu atë të parin ku falenderonte virusin.

"Gjatë kohës që unë dhe familja ime jemi distancuar nga shoqëria sa më shumë që të jetë e mundur jam përqendruar në kujdesin ndaj vetes duke u përpjekur të qëndroj larg frikës dhe ankthit. Duke reflektuar atë që kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe çfarë mund të më sjellë e ardhmja. Jam e pranishme më shumë se kurrë dhe po mësoj gjëra të reja rreth jetës në shtëpi Sunnery dhe unë kemi kaluar orë të tëra duke folur për atë që do vijë më pas, çfarë mësimi do nxjerrim nga kjo dhe dëm do u bëjë njerëzve që do mbyllin bizneset apo atyre që virusi do t`u marrë njerëzit e dashur. Dhe sigurisht kemi menduar edhe për ata që janë në vijën e parë për të luftuar virusin! Sepse gjithçka është kaq e pasigurt dhe sepse mendja e shumë njerëzve është e zënë me shqetësime, trishtim dhe mosbesim për atë që do vijë, vendosa të shtyja episodin tim #doutzendiaries @youtube".

Chiara Ferragni: Turp të të vijë që bëre atë

Tiranapost.al