Showbiz

Chiara feston ditëlindjen e parë pa Fedez dhe ka një mesazh

Chiara feston ditëlindjen e parë pa Fedez dhe ka një mesazh

Chiara Ferragni feston sot ditëlindjen e parë pa praninë e Fedez në jetën e saj. Me një tostë minimaliste, sa për të fryrë një qiri me fëmijët, Chiara shkruan se ka kuptuar që gjënë më të rëndësishme e ka me vete. Dhe ata janë fëmijët!

Në fund mesazhin e përmbyll me faktin se ky është një kapitull i ri i jetës së saj.

“Kjo është një ditëlindje e veçantë për mua. Si grua dhe nënë, shoh se gjithçka që mund të dëshiroja është pikërisht këtu: dashuria e fëmijëve, familjes dhe miqve të mi pranë meje. Faleminderit të gjithëve që më dërgojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre; kur disa njerëz kërkojnë të lëndojnë, mirësia juaj më frymëzon teksa nis këtë kapitull të ri në jetën time”, shkruan Chiara.