Chris Evans u martua në një dasmë sekrete, po kush është gruaja e tij Alba?

Chris Evans është burrë i martuar!
Aktori 42 vjeç u martua me Alba Baptista-n gjatë një ceremonie në një pronë private në Cape Cod, të shtunën që kaloi.
Shumë nga miqtë e famshëm të çiftit u panë në Boston, aty pranë, për dasmën, duke përfshirë aktorët Robert Downey Jr. dhe gruan e tij, Susan Downey, Chris Hemsworth dhe gruaja e tij, Elsa Pataky, Jeremy Renner, John Krasinski dhe Emily Blunt.
Asnjë nga përfaqësuesit e Chris apo Alba-s nuk kanë konfirmuar lajmin.
Po kush është gruaja e Chris Evans?
Alba është aktore. Ajo është nga portugalia dhe është, 26 vjeç. Lidhja e tyre ka nisur në 2022-shin.
Një burim pranë çiftit tha disa muaj më parë: “Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij janë të lumtur për të”.
Baptista flet pesë gjuhë të huaja dhe është vajza e një inxhinieri dhe një përkthyesi. Ajo ka luajtur në filmin “Ms. Harris Goes to Paris” të vitit 2022 dhe është gjithashtu e njohur për rolin e saj në “Warrior Nun” të Netflix.
Në vitin 2018, ajo bëri një punë të gjerë humanitare në një jetimore në Kamboxhia, duke u fokusuar në arsim. Ajo gjithashtu fitoi çmimin Shooting Star në Festivalin e Filmit në Berlin në 2021.