Showbiz

Chris Hemsworth nuk hëngri mish ditën që do xhironte një skenë puthje me Natalie Portman, vegane

Chris Hemsworth nuk hëngri mish ditën që do xhironte një

Chris Hemsworth është po aq hero jashtë ekranit sa heroi i Marvel-it që ai luan. Kështu shprehen koleget e tij për të. Tregojnë një histori të vogël kur përpara se të xhironte një skenë puthje me Natalie portman, Chris nuk hëngri mish.

Natalie Portman është prej kohësh vegane dhe ditën e puthjes, as Chris nuk hëngri mish.

Ishte vetë Natalie që e tregoi me mirënjohje këtë histori kur u pyet nëse Chris ka ndonjë të metë. Ajo kishte veç gjëra të bukura për të thënë për të.

“Ditën kur patëm një skenë puthjeje, ai nuk hëngri mish e as proshutë atë mëngjes, sepse unë jam vegane”, tha Portman duke shtuar se mishi është i preferuari i Chris.

Chris Hemsworth mund të mos konsumojë një vakt të plotë mishi çdo gjysmë ore. Ai ha 10 vakte në ditë, rreth 4,500 kalori, për të ruajtur figurën me muskuj dhe për të përballuar stërvitjen intensive.