Chrissy Teigen dhe John Legend martohen për herë të dytë me njëri-tjetrin

E Martë 19 Shtator 2023, 09:15
TiranaPost
Fiks 10 vjet pas dasmës së tyre në shtatorin e 2013-ës, modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend u rimartuan. Në një ceremoni të dytë ata i thanë Po edhe njëherë njëri-tjetrit.
Mblodhën miqtë dhe familjarët në Liqenin e Komos dhe u ribetuan.
"Gjithçka ishte shumë romantike. Ata arritën me varkë. Ishte befasuese t'i shihje ende kaq të lumtur së bashku", tha një burim për People.
"John dhe Chrissy dolën në një ballkon dhe përshëndetën të gjithë të ftuarit. Pasi rikonfirmuan dashurinë e tyre, çifti iu bashkua të ftuarve për darkë, ku Legend mbajti një fjalim të shkurtër. Më pas, ata shijuan një festë të zbukuruar me lule, duke pirë e kërcyer buzë liqenit. Ka qenë një ngjarje shumë elegante, shumë klasike', tha një burim tjetër.